Një person i armatosur ka qëlluar për vdekje tre oficerë policie të cilët u thirrën për të neutralizuar një incident në Francën qendrore.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin e vogël Saint-Just, ku oficerët po përpiqeshin të ndihmonin një grua nga dhuna e bashkëshortit.
Njeriu i armatosur qëlloi drejt oficerëve dhe i vuri flakën shtëpisë, ndërsa një oficer i katërt u plagos në incident. Kurse gruaja thuhet se u shpëtua.
I dyshuari, 48 vjeç, është i njohur për autoritetet francezë.
Zyra e prokurorit Clermont-Ferrand tha se fillimisht një oficer u qëllua për vdekje dhe një tjetër u plagos pak pas mesnate. Më pas dy policë të tjerë u vranë ndërsa mbërritën në vendin e ngjarjes.