Qëllohet me armë lokali i efektivit të “Shqiponjave”, zbardhet konflikti i policit, në kërkim 4 persona, mes tyre dhe ‘i forti i Shkodrës’

0
106

Katër persona janë shpallur në kërkim pas ngjarjes së rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Shkodër, ku u qëllua me breshëri arme në drejtim të lokalit, që është në pronësi të një efektivi të forcave “Shqiponja” Albert Pjetri.

Sipas burimeve, mësohet se efektivi i policisë, ditët e fundit ka ndaluar teksa ka qenë në shërbim shtetasin Rivaldo Planaj.

Por ky i fundit ka kundërshtuar dhe nuk i është bindur patrullës, duke debatuar me efektivin Pjetri i cili i ka sekuestruar makinën.

Efektivi Albert Pjetri ka deklaruar në deponimin e tij pas ngjarjes për këtë konflikt që i ka ndodhur me shtetasin Rivaldo Planaj, por pa ngritur gishtin e akuzës drejt tij për atë që i ndodhi mbrëmë në lokalin që ka në pronësi/

Mësohet se në kërkim policia ka shpallur si bashkëpunëtorë të Rivaldo Planajt edhe tre të tjerë. Ata janë Orlando Planaj, Bardhok Planaj dhe Mirsad Shtellzaj.

Sakaq, Bardhok Planaj është i njohur si i “forti i Shkodrës”.

panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here