Të shtënat me armë në Shkodër/ Reagon një nga vëllezërit Pjetri: Ishim në shtëpi kur ndodhi ngjarja, lokali ka qenë i mbyllur

0
67

Pas të shtënave me armë zjarri në lokalin e vëllezërve Pjetri në Shkodër, ka ardhur reagimi i parë nga Vlash Pjetri ish- administrator i njësisë Rrethina.

“Panorama” mëson se Vlash Pjetri ka deklaruar se nuk ka qenë në lokal në momentin që ka ndodhur ngjarja, por kanë qenë në shtëpitë e tyre, sebashku me vellain e tij Albert Pjetri, efektiv i forcave “Shqiponja”.

Sipas tij lokali ka qenë i mbyllur dhe se nuk ka asnjë dyshim në lidhje me ngjarjen.

Ndërkohë policia është duke vijuar punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Informacion paraprak

Më datë 22.12.2020, rreth orës 21:10, në vendin e quajtur rruga e Pompave të Ujit, fshati Dobraç, Shkodër, në rrethana ende të paqarta qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit në pronësi të shtetasit  A. P.

Nga verifikimet paraprake të bëra nga shërbimet e Policisë, nuk ka persona të dëmtuar.

Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

Janë ngritur pika kontrolli në aksin rrugor dhe vijon krehja e zonës nga shërbimet e Policisë të DVP dhe të FNSH Shkodër

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here