“Enver Hoxha pa dyshim që kanë qenë…”/ Si e vlerëson Kryeministri Rama diktatorin

0
113

Kryeministri Edi Rama e konsideron diktatorin Enver Hoxha si “kafshën” më të madhe politike që ka pasur Shqipëria në histori.

“E kam parë si personazh. Mendoj se ka qenë kafshë politike, një tërmet që përkufizon ata të cilët instinktin e triumfit dhe të unimit politik e kanë më të fortë se sa të tjerët apo instinktin e mbijetesës përmes politikës e kanë më të fortë se të tjerët, Enver Hoxha është kafsha më e madhe politike që kemi pasur. Pa dyshim!”- tha Rama në “Opinion”.

Kreu i qeverisë u ndal edhe tek babai i tij, Kristaq Rama për të cilin thotë se besonte tek komunizmi.

Im atë ishte komunist, artist dhe si i tillë, im atë ishte njeriu që krijonte dhe punonte në funksion të atij sistemi që punonte dhe besonte. Besonte tek ai sistem deri vonë dhe jo deri në fund. Ai ishte njeri i përmbajtur, i heshtur dhe si pjesë e pushtetit, ai nuk kishte asnjë lidhje me pushtetin”- shtoi ai.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here