FOTO/ Kush është Josif Kavaja që e neutralizoi RENEA, 45-vjeçari i deportuar nga Anglia, me precedentë

0
92

Personi që shihni në foton më lart është 45-vjeçari i cili qëlloi me armë në drejtim të forcave të Policisë që i shkuan për kontroll në banesë të enjten.

Josif Kavaja menjëherë pas të shtënave ndaj Policisë, është arratisur dhe bashkë me armën që mbante në dorë ka marrë drejtimin për nga një zonë e pyllëzuar, ku dhe ka humbur gjurmët.

Ai u neutralizua nga forcat RENEA sot në mëngjes, pas shkëmbimit të zjarrit, ku mbeti dhe i plagosur.

Ai ishte denoncuar disa herë nga banorët e zonës, pasi qëllonte herë pas here me armë në ajër dhe ata ndjeheshin të rrezikuar.

Policia i kishte shkuar në shtëpi për kontroll më herët, por nuk i kishte gjetur armë.

Ndërsa dje, shërbimet e rendit kanë shkuar sërish për kontroll, por kësaj here janë përballur me të shtënat.

I dyshuari, mësohet të jetë person me precedentë penal dhe ishte depërtuar pak kohë më parë nga Anglia.

Ai jetonte i vetëm në fshatin Seltë, pasi familja e tij ishte shpërngulur nga aty. Banorët e fshatit kanë deklaruar dje se ai ishte beqar dhe kishte probleme nervore.

Pas incidentit që ka zgjatur disa minuta, 45- vjeçari ka kërcënuar efektivët se nëse tentojnë të ndërhyjnë, ai do të qëllonte drejt tyre. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Harxov”, të fshatin Seltë të Njësisë Administrative Zavalinë e Elbasanit.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here