Pragu i ri i TVSH-së nga 1 janari, si do çregjistrohen nga skema bizneset me xhiro nën 10 mln lekë

0
197

Nga 1 janari i viti të ardhshëm, ndryshon fasha e tatimpaguesve, që kanë detyrim për të deklaruar dhe paguar TVSH-në, nga 2 në 10 milionë lekë. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar procedurat që do të ndiqen për zbatimin e pragut të ri të TVSH-së.

Kush do të paguajë TVSH 

  1. Të gjithë tatimpaguesit ekzistues, të cilët për vitin 2020 kanë realizuar një qarkullim vjetor me te madh ose baraz me 10 milionë lekë, kanë detyrim për të deklaruar dhe paguar TVSH. Pavarësisht nëse tatimpaguesi është i regjistruar për Tatim mbi Fitimin (TF) apo Tatim të Thjeshtuar mbi Fitimin (TTHF):
  2. deklarimi dhe pagesa e TVSH do të jetë me bazë mujore dhe duhet të kryhet brenda datës 14 të muajit që pason periudhën e raportimit.
  3. deklarimi i librave të Shitjes dhe Blerjes do të jetë mujor, me afat brenda datës 10 të muajit vijues përkatës.

Bizneset nën 10 milionë lekë do të çregjistrohen automatikisht

Për tatimpaguesit, të cilët kanë realizuar qarkullim me te vogel se 10 milionë lekë për vitin e plotë kalendarik 2020, do të kryhet çregjistrimi automatik i përgjegjësisë tatimore TVSH, me datë vlefshmërie 31.12.2020.

Kategoritë që nuk që nuk çregjistrohen 

Çregjistrimi nuk do të kryhet në mënyrë automatike për kategoritë e mëposhtme:

-Tatimpaguesit, të cilët gjatë vitit 2020 kanë kryer të paktën një import.

Këta tatimpagues do të vijojnë të jenë pjesë e skemës së TVSH-së dhe nëse më parë kanë kryer deklarim dhe pagesë 3-mujore të TVSH, prej periudhës Janar 2021, do të vijojnë me bazë mujore, brenda datës 14 të muajit pasardhës, dorëzimin e deklaratave, librave të shitjes dhe blerjes si dhe të pagesën e TVSH.

-Tatimpaguesit që në datë 31.12.2020 rezultojnë me status Pasiv. Për këtë kategori tatimpaguesish çregjistrimi nga përgjegjësia e TVSH-së apo përditësimi i saj do të kryhen me proçedura të përcaktuara kur tatimpaguesi të aktivizohet.

-Tatimpaguesit, që gjatë vitit 2020 kanë realizuar qarkullim vjetor 5 deri ne 10 milionë lekë dhe nuk kanë kryer asnjë importPër këtë kategori tatimpaguesish do të zbatohet e drejta për rregjistrim të përgjegjësisë së TVSH, sipas deklarimit të tyre vullnetar:

  • Tatimpaguesi me anë të një njoftimi pop-up dhe në menunë njoftime e mia në në e-filing do të ftohet të deklarojë vendimin e tij në lidhje me zbatimin e të drejtës për të qenë ose jo pjesë skemës së TVSH-së,
  • Ky vendim do të shprehet në menunë Çështjet e mia,në listën e varur “Lloji i çështjes”, të zgjidhni “Deklarimi për përgjegjësinë tatimore TVSH”. Kjo ju jep mundësinë që të zgjedhë midis dy opsioneve që do t’i shfaqen: PO, nëse kërkoni të jeni të regjistruar për TVSH-në ose JO nëse nuk do të vijoni të jeni i regjistruar për këtë përgjegjësi


    /MONITOR

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here