Qeveria u rrit pagat mjekëve të “Ushtarakut” në momentin e fundit

0
185

Një ditë para se të hynte në fuqi akti normativ i Komisionit Rregullator në KQZ, që ndalon qeverinë që të rrisë pagat 4 muaj para zgjedhjeve, qeveria mori vendim për të rritur të ardhurat mujore të mjekëve të Spitalit të Traumës i njohur si “Ushtaraku” dhe punonjësve me arsim të lartë në sistemin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Sipas VKM-së së qeverisë, “Trajtimi financiar i punonjësve mjekësorë të korpusit akademik të Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Tiranës që shërbejnë në institucionet shëndetësore, për shërbimin që ofrojnë pranë këtyre strukturave, është si vijon 

kualifikimi/grada/titulli shkencor trajtimi financiar (lekë në muaj). 1. Shef shërbimi, profesor, 75 000. 2. Shef shërbimi, profesor i asociuar, 70 000. 3. Shef shërbimi, doktor i shkencave, 67 000.

Trajtimi financiar i punonjësve mjekësorë të korpusit akademik të Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Tiranës që shërbejnë pranë Institutit të Shëndetit Publik, për shërbimin që ofrojnë pranë këtyre strukturave, është 70 000 lekë në muaj”, shkruhet në VKM në e datës 24 të firmosur nga zëvendëskryeministri Braçe.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here