“Shpesh vuajmë nga deliret e mëdha”- Grida Duma i bën thirrje shqiptarëve që t’i drejtohen besimit: Unë nuk besoj dot që njeriu do shërohet, nëse…

0
53

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma i ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë, që sot më shumë se kurrë t’i drejtohen besimit, duke i uruar në këtë natë Krishtlindjesh ‘qofshi të bekuar me besim’.

E ftuar në emisionin “Open”, Duma u shpreh se është shumë e rëndësishme të besosh dikur kur ngjarje më të mëdha se sa ty, të prekin, sikurse ndodhi këtë vit me pandeminë, apo vjet me tërmetin.

“Ne na mungojnë shumë institucione, por ajo që na ka munguar më së shumti përgjatë këtyre viteve është institucioni i besimit. Nuk e ndërton dot moralin në shoqëri pa disa parime në besime principe”, tha ish-deputetja demokrate.

Po ashtu Duma ngriti si problem edhe faktin se njerëzit sot vuajnë nga deliri. “Shiko në mënyrën se si flasin njerëzit me delire të mëdha, në kuptimin që fillon dhe mbaron historia te dikush. Është shëmti e madhe kjo në historinë tonë. Me pak respekt për të kaluar që ka vlera pozitive se është ndërtuar nga diçka ky vend”, deklaroi ajo.

Grida Duma: Ka qenë një vit i vështirë për shkaqe shumë natyrore dhe njerëzore. Po natyrore se pari se është tërmeti dhe pandemia.

Duket se njeriu ka nevojën që të fillojë dhe të reflektojë për gjëra më të mëdha se gjërat njerëzore, janë krizat natyrore që ta detyrojnë këtë.

Janë disa dimensione shumë të rëndësishme në shoqërinë tonë që në këtë periudhë tranzitore të vetën gati-gati i ka humbur betejat me to.

Unë nëse kam një urim me reflektim për njerëzit në tërësi është: ‘qofshin të bekuar me besim!’

Është shumë e rëndësishme të besosh diku, kur ngjarje më të mëdha se sa ty, të prekin. Kur vijnë ngjarje katastrofash dhe njeriu ndjen se është shumë i vogël, i pafuqishëm, përpiqet, por përsëri e ndjen ankthin e ekzistencës së vet të vogël dhe ka nevojë për forca më të mëdha sesa kaq.

Ky është një moment që në të keqen e vet, t’i marrim një të mirë të vetën. Shpresoj shumë që shqiptarët t’i drejtohen besimit dhe të bekohen me të.

Ne na mungojnë shumë institucione, por ajo që na ka munguar më së shumti përgjatë këtyre viteve është institucioni i besimit. Nuk e ndërton dot moralin në shoqëri pa disa parime në besime principe.

Ne shpesh vuajmë nga deliret e mëdha, sikur do krijojmë botën nga fillimi, sikur do shpikim rrotën nga fillimi.

Shiko në mënyrën se si flasin njerëzit me delire të mëdha, në kuptimin që fillon dhe mbaron historia te dikush. Është shëmti e madhe kjo në historinë tonë. Me pak respekt për të kaluar që ka vlera pozitive se është ndërtuar nga diçka ky vend.

Kjo e gjitha është një respekt që ne duhet ta kemi në momentet e reflektimit sidomos të këtij viti, të cilat kanë qenë shuplaka të mëdha ndaj pafuqisë njerëzore. Padiskutim mirënjohje e madhe ndaj shkencës, ndaj përpjekjes njerëzore, por sot jam në një qëndrim që nuk e shikoj dot që shkenca punon pa botën shpirtërore. Unë nuk besoj dot që njeriu po nuk besoi që do shërohet, mund të shërohet!

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here