Tetë persona janë arrestuar në orët e fundit! Çfarë ka ndodhur dhe akuzat që rëndojnë mbi ta

0
139

Tetë persona janë arrestuar nga policia e Tiranës në orët e fundit. Sipas njoftimit zyrtar bëhet e ditur se dy prej tyre janë arrestuar pasi shpërndanin lëndë narkotike në doza të vogla.

“Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave në doza të vogla, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore se në rrugën ‘Serfain Fanku“ në Shkozë, dy shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin shpërndanin lëndë narkotike në doza, u godit një tjetër rast, duke vënë në pranga shtetasit K.B., 25 vjeç dhe F.Sh., 26 vjeç. Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së këtyre dy shtetasve u gjetën dhe u sekuestruan 100 doza me lëndë narkotike kanabis, gati për shitje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu policia thotë se ka arrestuar dy persona të tjerë, të cilët ishin shpallur në kërkim.

Në pranga u vu shtetasi E. O., 32 vjeç, pasi Gjykata e shkallës Parë Tiranë, e ka dënuar me tre muaj burg, për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” dhe E.Xh., 35 vjeç, pasi Gjykata e shkallës Parë Sarandë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, i kryer në bashkëpunim.

Sakaq, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, u bë ndalimi i shtetasit K.Gj., 21 vjeç, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit E.P dhe A.K., pasi dyshohen se kanë tentuar të vjedhin me dhunë banesën e shtetasit J.G.

Ndërsa Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. A., 21 vjeç, pasi në rrugën “Fortuzi”, u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatese.

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here