Trafikonin klandestinë nga Lindja e Mesme, në pranga tre persona, dy prej të cilëve vëllezër. Ja si i merrnin nga kufiri me Greqinë dhe i dërgonin në…

0
141

Tre persona, dy prej të cilëve vëllezër janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohen për trafik klandestinësh.

Policia thotë se në kuadër të operacionit të koduar “Brothers” u arrestuan vellëzërit 25-vjeçarë dhe një shtetas tjetër 29 vjec nga Dibra.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se në kohë të ndryshme organizonin trafikimin e emigrantëve nga Lindja e Mesme, nëpërmjet kufiri Shqipëri-Greqi, në drejtim të Tiranës dhe më pas në drejtim të Kukësit, kundrejt përfitimit monetar.

Njoftimi i plote i policise

Finalizohet operacioni policor i koduar “Brothers”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Operacioni, nga specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Tiranë dhe Komisariatin e Policisë Nr. 5.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, dy prej tyre vëllezer.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta, drejt vendeve të BE-së, specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Tiranë dhe Komisariatin e Policisë Nr. 5, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Brothers”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :

•F.M., 25 vjeç, F.M., 25 vjeç, (vëllezer), të dy banues në Tiranë dhe E.T., 29 vjeç, banues në Dibër.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se në kohë të ndryshme organizonin trafikimin e emigrantëve nga Lindja e Mesme, nëpërmjet kufiri Shqipëri-Greqi, në drejtim të Tiranës dhe më pas në drejtim të Kukësit, kundrejt përfitimit monetar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” e kryer në bashkëpunim.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here