VIDEO/ Shikoni pamjet kur 45-vjeçari që tmerroi Elbasanin mbërrin në spital, u plagos gjatë natës, qëlloi mbi RENEA-n

0
203

Këto janë momentet kur Josif Kavaja, 45-vjeçari që tmerroi Elbasanin një ditë më parë, kur qëlloi mbi Policinë dhe nuk pranoi për disa orë rresht të dorëzohej, mbërrin në spital.

Ai mbeti i plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit natën e kaluar.

Ndërkohë që ishte i rrethuar nga forcat RENEA, ai ka qëlluar me armë dhe gjatë natës.

Ndërkohë sapo dita zbardhi, RENEA rinisi operacionin duke bërë të mundur neutralizimin e tij brenda banesës.

Gazetari i Panorama, Aldo Kozarja ka siguruar momentet kur makina e policisë mbërrin me shpejtësi para derës së shërbimit të Kirurgjisë në spitalin e Elbasanit.

Në video shihet momenti kur ai merret me karrige me rrota nga bluzat e bardha dhe futet në ambientet e spitalit.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here