Festë për Krishtlindje, e pësojnë pronarët e 3 lokaleve në Korçë, policia bën thirrje që…

0
414

Qarku i Korçës është një ndër destinacionet e preferuara në fundvit, por këtë herë situata e pandemisë i detyron bizneset dhe strukturat hoteliere të shmangin organizimet festive që grumbullojnë shumë persona.

Gjithsesi, mes tyre ka edhe biznese që e kanë shkelur këtë rregull.
Policia e Korçës ka gjobitur me 1 milion lekë, pronarët e 3 lokaleve. “Ata u konstatuan duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ”.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme dhe konkretisht përgjatë Bulevardit “Republika” në Korçë, kanë konstatuar dy subjekte në të cilët po zhvillohej aktivitet festiv në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Gjithashtu në fshatin Dardhë, Korçë, u konstatua 1 tjetër subjekt, i cili kishte organizuar aktivitet festiv në shkelje të Aktit Normativ.

Subjektet në fjalë, me pronarë shtetasit M. B., S. B., dhe A. T., janë ndëshkuar me masën administrative 1 milionë lekë secili, në bazë të Aktit Normativ nr. 3, datë 15.03.2020, Neni 3, pika 7″, thuhet në njoftimin e policisë.

“Policia apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19”, mbyllet reagimi i policisë.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here