I dënuar tri herë, shqiptari “luftë” me policinë greke në kufi

0
256

Një shqiptar ishte dënuar 3 herë nga gjykata greke, ka shfrytëzuar periudhën e Krishtlindjeve për të tentuar te kalojë kufirin nga Shqipëria në Greqi.

Edhe pse “luftoi” së tepërmi që të shpëtojë nga kapja prej policisë helene, shqiptari u kap nga auatoritetet kufitare të vendit fqinj, shkruajnë mediat greke.

Shqiptari u gjet në mëngjes në vendin e njohur si Pyrsogianni, Janinë.

I huaji u arrestua kur u kontrollua nga oficerët e policisë së Departamentit të Rojës Kufitare të Mastorochorion dhe u zbulua se ishte dënuar me një total prej 30 muaj burg dhe një gjobë prej 6 000 euro, për shkelje të ligjit për të huajt dhe dëshmi të rreme.

Ai iu referua në Prokurorinë Publike të Janinës, e cila urdhëroi që ai të çohej në burg, në ekzekutim të vendimeve të Gjykatës Penale. Gjykata e Astorias dhe Korinthit e kishin dënuar atë.

burimi:Llajmifundit.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here