Qëllohet me armë zjarri lokali në Lezhë, nuk ka të lënduar. Policia kontrolle për kapjen e autorëve

0
239

LEZHË
Sulmohet me armë lokali në Lezhë. Sipas burimeve zyrtare, mëngjesin e sotëm rreth orës 06:30, në fshatin Pllanë, Lezhë në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit në pronësi të shtetasit Gjovalin Prendi.

Nga verifikimet paraprake të bëra nga shërbimet e Policisë, nuk ka persona të dëmtuar. Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

Janë ngritur pika kontrolli në aksin rrugor dhe vijon krehja e zonës nga shërbimet e Policisë të DVP Lezhë.

burimi:Llajmifundit.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here