Rasti i parë i reaksionit alergjik nga vaksina e Moderna, flet mjeku që pati probleme

0
399

Punonjësi i kujdesit shëndetësor që u ndie keq pasi mori vaksinën e Moderna, ka pasur histori me alergjinë, shkruan CNN.

“Një punonjës i kujdesit shëndetësor në Boston me një histori alergjish zhvilloi një reaksion alergjik pasi mori vaksinë kundër Covid-19 të Moderna në prag të Krishtlindjes.

Ky është rasti i parë i njohur i reaksionit alergjik nga vaksina e Moderna, megjithëse ka patur të paktën gjashtë raste të raportuara të reaksionit alergjik në SH.B.A. pas vaksinës Pfizer / BioNTech”.

“Pasi mora vaksinën, ndjeva takikardi, por mendova se ishte ndoshta nga ankthi, sepse isha i frikësuar pasi mësova për reagimet e Pfizer në SH.B.A., veçanërisht me ata njerëz që kanë alergji nga butakët, si unë”, tha Dr. Husein Sadrzadeh në CNN.

Takikardia është një term mjekësor që përshkruan rrahjet e shpejta ose të parregullta të zemrës.

Sadrzadeh ka kërkuar nga kompania Moderna të hetojë me tutje per vaksinen e saj.

Një zëdhënës nga Moderna tha se kompania e bioteknologjisë nuk mund të konfirmojë incidentin, por ajo “raportoi efektin e mundshem anësore përmes sistemit të saj të brendshëm të raportimit të sigurisë dhe se Moderna po heton më tej per kete”.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here