U nervozua para policisë italiane, arrestohet 44-vjeçari shqiptar. I gjendet drogë në makinë

0
227

Një shqiptar ka rënë në pranga në Itali, pasi u kap me një sasi droge. Arrestimi i 44-vjeçarit u bë në Civitanova Marche të Italisë.

Gjatë kontrolleve me rastin e festave të fundvitit, policia ushtroi kontroll në autostradën shtetërore në komunën Cupra Marittima, mes tyre dhe shqiptarin.

Mediat italiane raportojnë se shqiptari gjatë kontrollit u nervozua dhe nuk ishte në gjendje që t’i përgjigjej pyetjeve të policisë.

Mësohet se droga u gjet brenda bagazhit të makinës, ku u sekuestruan dy kuti me çanta të mbyllura me nxehtësi ku brenda ishte lënda narkotike me një peshë totale prej 5, 275 kilogramë.

burimi:Llajmifundit.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here