Vrasja e Klodian Rashës, kthehet në punë kolegu i Navaldo Hajdarajt dy javë pas ngjarjes

0
239

Kolegu i Nevaldo Hajdarajt, efektivit që mori jetën e Klodian Rashës pasi e qëlloi për vdekje është rikthyer në detyrë dy javë pas ngjarjes që tronditi vendin.

Ndërkohë që vijojnë hetimet për Hajdarajn dhe pritet që prokuroria të dërgojë dosjen për gjykim sapo të verifikojë nëse efektivi dhe viktima kanë pasur njohje më parë.

Nga verifikimi mësohet se nuk ka kryer shkelje dhe ka bërë njoftimin sapo e qëlloi 25-vjecarin. Sa i përket armës së gjetur në vendgjarje, prokuroria është në pritje të përgjigjes nga laboratorët jashtë Shqipërisë nëse do të marrin përsipër ekspertizën e saj.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 01:00 të datës 08 dhjetor 2020. Kolegu i policit të arrestuar ka treguar gjatë marrjes në pyetje gjithë dinamikën e ngjarjes duke rrëfyer përleshjen e efektivit me Rashën, pas të cilës ndodhën të shtënat që i morën jetën të riut.

burimi:Llajmifundit.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here