Dekretimi i anëtarit të shtatë të Kushtetueses/ Yuri Kim: Faleminderit Ilir Meta! Puna duhet të vazhdojë pa pushim derisa…

0
252

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim reagon pas emërimit të anëtarit të shtatë të Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar se puna duhet të vazhdojë papushim deri në formimin e plotë të kësaj gjykate.

Faleminderit Presidentit Ilir Meta për dekretimin e kësaj mbrëmje tp gjyqtarit të 7-të të Gjykatës Kushtetuese. Duke vepruar së bashku me urgjencë – në përgjigje të drejtpërdrejtë të opinionit të Venecias, kushtit të BE dhe kërkesës së popullit shqiptar – Presidenca, Parlamenti dhe KED, kanë bërë Gjykatën Kushtetuese funksionale para datës 31 dhjetor”- shkruan ajo.

Ambasadorja thekson se nuk mund të ketë pushim derisa të plotësohen të gjitha vendet në këtë gjykatë.

“Presidenti, Parlamenti dhe KED meritojnë vlerësim për arritjen e kuorumit plus 1, por nuk mund të ketë pushim derisa të plotësohen të 9 vendet. Puna duhet të vazhdojë në vitin e ri. Ne i nxisim kandidatët e kualifikuar t’i përgjigjen thirrjes për këtë detyrë, në mënyrë që shqiptarët të kenë drejtësi të vërtetë, siç i përshtatet një vendi anëtar të NATO-s dhe spirant për në BE”, shton ajo.

Reagimi vjen ndërkohë që Presidenti Meta dekretoi juristen Sonila Bejtja si anëtare të Gjykatës Kushtetuese.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here