LAJM I FUNDIT/ Dekretimi i anëtares së 7 të Gjykatës Kushtetuese, Presidenca fton Sonila Bejten të bëjë betimin

0
390

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar një ditë më pare anëtaren e shtatë të Gjykatës Kushtetuese, kandidaten Sonila Bejtja.

Presidenca ka ftuar anëtaren e re të Kushtetueses që të bëj betimin para kreut të shtetit ditën e sotme në orën 12:30.

“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta në datë 28.12.2020, ka administruar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi Listën Përfundimtare të Renditjes së Kandidatëve të lejuar për kandidim dhe Raportin e Arsyetuar të Renditjes së tyre për plotësimin e vendit vakant në Gjykatën Kushtetuese (vakancë e parakohshme).

Kryetari i Shtetit, pasi shqyrtoi praktikën dhe dokumentacionin e përcjellë nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, në përfundim, me Dekretin nr. 11886, datë 28.12.2020, ka vendosur të emërojë zonjën Sonila Bejtja gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese për plotësimin e kësaj vakance.

Presidenti i Republikës, në mbështetje të nenit 129 të Kushtetutës dhe nenit 8 të ligjit nr. 8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, ka vendosur që:

  • Zonja Sonila Bejtja, anëtare e emëruar e Gjykatës Kushtetuese, të thirret për betim përpara Presidentit të Republikës, ditën e martë, në datë 12.2020, ora 12:30”, thekson presidenca.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here