“Luarasi” dhe kompania izraelite hapin akademinë e parë të sigurisë kibernetike në vend! Marrëveshje me prestigjiozen “Elta System LTD”

0
380

Universiteti “Luarasi” ka nënshkruar marrëveshjen me një ndër kompanitë më prestigjioze në Izrael në fushën e sigurisë kombëtare, kibernetikës dhe teknologjisë, për të krijuar akademinë e parë të sigurisë kibernetike në Shqipëri.

Drejtuesit kryesorë të ekipit të ekspertëve kanë shkëmbyer informacionin e nevojshëm me Rektorin e Universitetit ‘Luarasi’, prof. dr. Ethem Rukën dhe ekipin e tij drejtues. Bashkëpunimi u finalizua dje në një marrëveshje midis dy institucioneve.

“Elta System LTD” është një ndër kompanitë më njohura në Izrael në fushën e sigurisë kombëtare, kibernetike dhe teknologjisë së informacionit dhe inovacionit. Bashkëpunimi i kompanisë “Elta System LTD” dhe Universitetit “Luarasi” konsiston në krijimin e një akademie të sigurisë kibernetike në Shqipëri, shkëmbimin e eksperiencave, trajnimin dhe ngritjen e kapaciteteve në fushën e sigurisë kibernetike si dhe teknologjisë së informacionit dhe inovacionit në vend. Akademia për Sigurinë Kibernetike do të kualifikojë dhe certifikojë studentët e Universitetit “Luarasi” dhe të gjithë ekspertët e kësaj fushe duke përfshirë administratën publike, bankat, si dhe kompanitë e telefonisë celulare etj.

Kjo akademi, e para e këtij lloji në vendin tonë, vjen pas disa muajsh bisedime midis përfaqësuesve të universitetit dhe kompanisë së sigurisë që është lider në Izrael. Akademia e sapokrijuar është derivat i marrëveshjes që Universiteti “Luarasi”, i përfaqësuar nga Rektori Ethem Ruka, dakordësuan përmes një takimi virutal marrëveshjen me drejtorin e përgjithshëm të sektorit të sigurisë kibernetike të “Elta System LTD”, Roi Shaposhnik.

GARA MES FAKULTETEVE, TË RINJTË E “LUARASIT” NË FINALE

Studentët e Universitetit “Luarasi” kanë dëshmuar edhe njëherë se janë simbol i edukimit elitar në vend. Në konkursin “Moot Court Albania 2020”, të organizuar nga Qendra Europiane dhe “Civil Rights Defenders”, me pjesëmarrjen e studentëve nga fakultete të ndryshme të drejtësisë, ata kanë arritur të shkojnë deri në finale, një arritje kjo edhe e stafit akademik të përkushtuar. “Finalja – një event, një tregues statistikor që studentët arritën të përballojnë dhe të lënë pas universitete publike dhe private dhe të arrijnë deri këtu”, deklaroi pedagogu udhëheqës, Admir Belishta.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here