Nëse nuk vaksinohesh emri yt do të njoftohet në çdo vend Europian! Pse Spanja po krijon një regjistër me personat, që nuk duan ta marrin dozën kundër COVID?

0
249

Sikurse në shumë vende të botës edhe në Spanjë ka nisur vaksinimi i popullsisë kundër COVID-19. Procesi i vaksinimit nuk është bërë i detyruar, por autoritetet spanjolle bëjnë të ditur se do të mbajnë një regjistër ku do të shënojnë emrat e qytetarëve, që refuzojnë të vaksinohen.

Ministri spanjoll i Shëndetësisë njoftoi se ky regjistër do të ndahet me vendet e tjera evropiane, por nuk do të bëhet publik, shkruajne mediat vendase. 

“Lidhur me ata që nuk duan të vaksinohen, ajo që ne do të bëjmë është një regjistër, i cili, do të njoftohet në vendet e tjera të Evropës”, tha Ministri, Salvador Illa Roca.

“Ky nuk do të jetë një dokument që do të bëhet publik,” siguroi ministri spanjoll i shëndetësisë, duke theksuar se regjistri do të krijohej “me respektin maksimal për mbrojtjen e të dhënave”.

Sipas studimit të fundit të bërë publik të hënën e kaluar nga Qendra për Kërkime Sociologjike, një institut sondazhesh i lidhur me qeverinë, përqindja e Spanjollëve që nuk duan të vaksinohen ka rënë ndjeshëm, nga 47% në nëntor, në 28% në Dhjetor.

Gjatë së njëjtës periudhë, përqindja e spanjollëve që thonë se janë të gatshëm të marrin vaksinën u rrit nga 36.8% në 40.5%.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here