“Opozita do të jetë e bashkuar!” Basha tregon se si do të hyjnë në zgjedhjet e 25 prillit: Me ndryshimet që janë bërë në Kodin Zgjedhor do bëjmë…

0
237

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehet se opozita do të jetë e bashkuar në zgjedhjet e 25 prillit, për të mundur ‘dështimin me emrin Edi Rama’.

I ftuar në emisionin “Çim Peka Live”, Basha u shpreh se edhe para se të ndryshohej Kodi Zgjedhor selia parti do garonte me listën e vet, ndërsa tashmë pas ndryshimeve “opozita do të bëjë maksimalizimin e votës së saj me format dhe mënyra që po i çojmë drejtë konkludimit me të gjithë aleatët”.  

Si do bëhet i mundshëm rotacioni me 25 prill? A ka një rakordancë mes PD dhe LSI se si do të futen në zgjedhje? Teknikisht me një listë apo me dy lista?

Basha: Opozita do të jetë e bashkuar në zgjedhje! Opozita është e bashkuar dhe do të paraqitet e bashkuar për t’i dhënë formë dhe përmbajtje aspiratës së shqiptarëve për ndryshim. Për të ndëshkuar dështimin me emrin Edi Rama. Edhe me sistemin siç ishte para se Edi Rama të fuste duart prapë secili do garonte me listën e vet. Edhe me ndryshimet që ka bërë opozita do të bëjë maksimalizimin e votës së saj me format dhe mënyra që po i çojmë drejtë konkludimit me të gjithë partnerët tanë. Me LSI dhe aleatët e tjerë. Listat janë teknikalitete dhe ne nuk do të lejojmë që shumica e shqiptarëve që e duan ndryshimin të privohen nga e drejta për të votuar.

© Panorama.a

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here