Pas “akuzave” për BE, rusët joshin Ramën me vaksinë: Ta japim ne! Ja oferta e re për Kryeministrin

0
358

BESARTA BASHA/ Ankesa e këshilltarit të Kryeministrit, Endri Fuga, mbi diskriminimin që po i bëhet Shqipërisë në shpërndarjen e vaksinës antiCOVID në vendet e BE-së nuk ka rënë në vesh të shurdhër.

Pas komentit të këshilltarit në postimin e shefes së KE-së, Von der Leyen se Ballkani Perëndimor është lënë vetëm në këtësfidë, Rusia është treguar e gatshme për ta furnizuar Shqipërinë me vaksinën e saj, “Sputnik V”. Mesazhi i selisë diplomatike ruse në Tiranë është një sinjal drejtuar Kryeministrit për të zhvilluar negociata për blerjen e kësaj vaksine. Deri tani, Shqipëria ka siguruar 1.1 milionë doza të ”Pfizer” dhe paralelisht mësohet të ketë zhvilluar bisedime me kompani të tjera, përveç asaj ruse. Vaksinimi pritet të nisë deri në mars, fillimisht me bluzat e bardha dhe do tëkryhet në ambientet e stadiumit Air Albania për të shmangur grumbullimet.

FUGA

“Lajm i shkëlqyer. Sa afër, aq dhe larg. Ballkani Perëndimor prapë i lënë vetëm. Duke shpresuar se në një të ardhme të afërt kjo do të ndryshojë. Dhe kur e mendon, që ne të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor jemi më pak se sa një shtet anëtar i BE-së. Në një pandemi, mund të jesh i sigurt aq sa janë edhe fqinjët e tu.”

AMBASADA

“Ju bëjmë me dije se Fondi Rus i Investimeve Direkte (https://rdif.ru/Eng_Index/) është autorizuar të zhvillojë negociata me vendet, të cilat janë të interesuara për të blerë vaksinat kundër COVID-19. Nuk kemi dyshime se Rusia është e gatshme të sjellë vaksinën e saj “Sputnik-V” edhe në Shqipëri. Vaksinimi me “Sputnik-V” tashmë filloi në Rusi dhe në Argjentinë, ndërkohë më shumë se 50 vende kanë aplikuar për të blerë 1,2 miliardë doza të preparatit. Në çdo rast, e përsërisim informacionin e postuar më parë për karakteristikat dhe avantazhet e saj në krahasime me një sërë vaksinash të tjera.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here