Pas Yuri Kim, reagon edhe ambasadori i BE pas emërimit të anëtarit të shtatë të Gjykatës Kushtetuese

0
230

Pas ambasadores amerikane edhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, reagon në lidhje me dekretimin e anëtarit të shtatë të Gjykatës Kushtetuese nga ana e Presidentit Ilir Meta.

Soreca përgëzoi kreun e shtetit dhe KED për mbylljen me sukses të procedurës për emërimin e anëtarit të shtatë të Gjykatës Kushtetuese.

“Sot Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka dekretuar Znj.Sonila Bejtja si anëtare e 7-të e Gjykatës Kushtetuese. Ne e përgëzojmë Presidentin dhe KED për plotësimin e këtij vendi vakant. Ky vendim i rëndësishëm përforcon më tej funksionalitetin e Gjykatës”, -shkruan Soreca.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here