Shkoi në një lokal me pistoletën me vete, policia i vihet pas dhe… ja çfarë ndodhi

0
382

Policia e Kurbinit i vuri prangat një  51-vjeçari i cili qarkullonte me armë zjarri me vete. Sipas bluve, i arrestuari u kap në një lokal.

“Si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas qarkullonte me armë zjarri me vete, forca e posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Kurbinit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Gjorëm”.

Në kuadër të operacionit, është bërë lokalizimi i personit të dyshuar i cili ishte futur në një lokal në fshatin Gjorëm, Kurbin.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit O.R, Policia i gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, me një krehër me 7 fishekë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit O.R., 51 vjeç, banues në Kurbin”, thuhet ne njoftim.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here