Zëdhënësi i Presidentit i përgjigjet Ramës: Sovraniteti i Shqipërisë nuk mund të trajtohet si tenderi i radhës

0
258

Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit akuzoi Kreun e Shtetit se po kërkon shesh për të bërë përshesh për LSI-në. Ky reagim i Rames erdhi pasi Ilir Meta i siguroi qytetarët shqiptarë se nuk do të lejojë për asnjë moment të cenohen interesat shtetërore, pas zyrtarizimit te zgjerimit te Greqise me 12 milje ne detin Jon. 

Në një postim në facebook, Blushi shprehet se sovraniteti i Shqipërisë nuk mund të trajtohet si tender i radhës, ndërsa theksoi se Presidenti Ilir Meta “nuk do të tolerojë, as më të voglën shkelje të Kushtetutës, ligjit apo një papërgjegjshmëri shtetërore të çdo niveli, të qëllimshme ose jo dhe që cenon interesat kombëtare”.

Postimi i plotë:

Askush nuk duhet të ketë iluzionin se mund t’ju shmanget detyrimeve kushtetuese dhe zbatimit të ligjit në Shqipëri.

Sovraniteti dhe të drejtat sovrane të Shqipërisë janë të shenjta dhe askush nuk mund të guxojë t’i trajtojë si koncesionin apo tenderin e radhës.

Çdo institucion kushtetues i Shqipërisë, institucion shkencor apo shoqëria civile, duhet të jenë të angazhuara për mbrojtjen e interesave kombëtare, të patjetërsueshme.

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta nuk do të tolerojë, as më të voglën shkelje të Kushtetutës, ligjit apo një papërgjegjshmëri shtetërore të çdo niveli, të qëllimshme ose jo dhe që cenon interesat kombëtare.

SHQIPËRIA E PARA!

panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here