“Grekët duan të marrin zonën ekskluzive, atje ku del nafta”- Gjuzi tregon prapaskenat e emërimit të Xhaçkës, si Ministre e Jashtme. Ç’ka ndërmend të bëjë Rama

0
54

Kreu i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi ka zgjedhur të abstenojë në votimin e dekretit të Presidentit Ilir Meta, për emërimin e Olta Xhaçkës, Ministre të jashtme.
https://www.youtube.com/embed/hWsGm1yrLP8

Sipas Gjuzit, Rama e vuri në këtë post që të trysnojë Ministren Xhaçka për të firmosur çështjen e detit, duke i kaluar Greqisë zonën ekskluzive atje ku del edhe nafta.

Gjuzi: Rama ka vendosur Ministre të Jashtme, një njeri që ishte në marrëdhënie shumë të mirë me aleatët tanë NATO dhe SHBA. Unë për këtë abstenova se duhet të ishte Ministre e Mbrojtjes.

Zonja Ministre e ka votën kundër timen se jemi në momentin që fqinjët tanë grekë duan të marrin zonën ekskluzive, atje ku del nafta dhe Rama në këtë moment do trysnojë Ministren e re për të firmosur çështje të detit.© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here