Tërbohet nusja në Korçë, rreh vjehrrën, kunatin dhe 4 vjeçaren si dhe shkatërron…

0
52

Një grua ka dhunuar vjehrrën, kunatin dhe vajzën e saj të mitur si dhe ka dëmtuar orendi shtëpiake.

Njoftimi i policisë Korçë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetases H. A., 33 vjeçe, banuese në Durrës, pasi në lagjen nr. 13, Korçë, në banesë, kjo shtetase dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj vjehrrës së saj shtetases M. A., 63 vjeçe, ndaj kunatit E. A., 37 vjeç, ndaj vajzës së saj të mitur 4-vjeçare, si edhe ka dëmtuar orendi dhe sende të tjera shtëpiake.

Materialet në ngarkim të saj i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Dhuna në familje”, “Keqtrajtimi i të miturit” dhe “Shkatërrimi i pronës”.© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here