Ulet ndjeshëm numri i të infektuarve/ Në 24 orët e fundit 6 viktima, ja sa persona u testuan pozitivë sipas Ministrisë së Shëndetësisë

0
50

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se në 24 orët e fundit janë testuar pozitivë 185 raste të reja dhe kanë humbur jetën 6 qytetarë. Kështu numri i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 59,623, kurse ai i viktimave në 1199.

Janë kryer 1,281 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 185 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 31 raste në Tiranë, nga 19 raste në Shkodër, Vlorë, 12 në Sarandë, nga 9 raste në Kurbin, Lezhë, nga 8 raste në Durrës, Kavajë, Cerrik, 6 në Kamëz, nga 4 raste në Kukës, Lushnje, Dibër, nga 3 raste në Fier, Berat, Vorë, Patos, nga 2 raste në Krujë, Mirditë, Rrogozhinë, Librazhd, Mat, Gjirokastër, Delvinë, Tepelenë, Vau i Dejës, nga 1 rast në Korçë, Elbasan, Has, Pukë, Mallakastër, Përmet, Ura Vajgurore, Fushë Arrëz, Belsh, Malësi e Madhe, Kolonjë, Klos, Skrapar, Konispol.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 348 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 34,996 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 274 pacientë, 28 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve 6 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID19: 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Peqini, 1 qytetare nga Lezha, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Përmeti, të moshave 59-76 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel qytetarëve të kufizojnë kontakte, për të kufizuar përhapjen e COVID-19. Mbajtja e detyrueshme e maskës, ruajtja e higjienës personale dhe distancës fizike janë mjetet e vetme që kemi në dorë për të luftuar virusin e rrizikshë në pritje të vaksinës.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40. Gjithashtu në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (04 Janar 2021)
Raste të reja ditore         185
Të shëruar në 24 orë      348
Të shtruar në spitale      274
Humbje jete në 24 orë   6
Testime ditore              1,281
Testime totale            269,383
Raste pozitive             59,623
Raste të shëruara       34,996
Raste Aktive                23,428
Humbje jete                1199

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë   13577
Fier              1668
Shkodër       1315
Durrës  1187
Vlorë     942
Korçë           946
Lezhë    901
Elbasan        874
Berat     770
Gjirokastër 490
Kukës    396
Dibër     362

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here