VIDEO- Ministrat Xhaçka dhe Peleshi betohen te Presidenti menjëherë pas emërimit nga Parlamenti

0
77

Menjëherë sapo u miratuan në Parlament, dy ministrat e rinj, përkatësisht Olta Xhaçka si ministre e Punëve të Jashtme dhe Niko Peleshi si ministër i Mbrojtjes kanë bërë betimin tek Presidenti i Republikës.

Pas këtij akti, ata nisin nesër zyrtarisht detyrat në ministritë përkatëse. Pas ekzekutimit të himnit kombëtar, Ministrja Xhaçka dhe Ministri Peleshi u betuan me dorën mbi Kushtetutë para Kreut të Shtetit: “Betohem në nderin tim, se do të zbatoj me përpikëri Kushtetutën dhe ligjet, si dhe do të kryej me përgjegjësi detyrën shumë të rëndësishme që më është besuar, të anëtarit të Këshillit të Ministrave”.

Presidenti i  Republikës, Ilir Meta u dorëzoi dekretet përkatëse të emërimit Ministres Xhaçka dhe Ministrit Peleshi, duke u uruar suksese në detyrat e tyre të reja e të rëndësishme.

Në ceremoninë e betimit ishin të pranishëm Sekretari i Përgjithshëm i kryeministrisë, z.Engjëll Agaçi si dhe anëtarë të Kabinetit të Presidentit.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here