BE miraton vaksinën “Moderna”/ Shefja e Komisionit Evropian: Lajm i mirë për të sjellë sa më shumë…

0
36

Rregullatori i barnave i Bashkimit Evropian miratoi të mërkurën përdorimin e vaksinës Moderna, kundër sëmundjes COVID-19.

Vaksina është krijuar nga kompania amerikane me po të njëjtin emër.

Ajo është e dyta që autorizohet nga Agjencia Evropiane e Barnave, pasi vaksina Pfizer/BioNTech e ka marrë dritën jeshile në fund të dhjetorit.

Miratimi i Modernës vjen në kohën kur BE-ja po përballet me kritika për fushatën e ngadalshme të imunizimit, e cila mbetet prapa Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar apo Izraelit.

“Kjo vaksinë na ofron një mjet tjetër për të kapërcyer emergjencën aktuale”, tha drejtorja ekzekutive e Agjencisë Evropiane të Barnave, Emer Cooke.

Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se ky është “një lajm i mirë për përpjekjet tona, për të sjellë sa më shumë vaksina COVID-19 tek evropianët”.

Bashkimi Evvropian ka nisur vaksinimin më 27 dhjetor, por ritmi ka qenë i ngadaltë./Rel

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here