“Dakordohemi që FETO përbën kërcënim për dy vendet”/ Erdogan në krah të Ramës: S’do të lejojmë që të helmojë..

0
34

Në konferencën e përbashkt në krah të kryeministrit Edi Rama, presidenti turk Erdogan përmendi organizatën FETO duke u shprehur se ajo përbën kërcënim për të dy vendet.

“Një nga pikat kryesore të axhendës së takimeve tona ishte bashkëpunimi ynë në luftën kundër terrorizmit dhe në fushat ushtarake dhe atë të mbrojtjes. Ne bashkë me autoritetet shqiptare dakordohemi që organizata terroriste e FETO-s përbën një kërcënim për të dy vendet. Ne nuk do të lejojmë që FETO të helmojë marrëdhëniet mes dy vendeve”, tha Erdogan.

“Dua të uroj që zgjedhjet e 25 prillit të jenë të dobishme për Shqipërinë dhe popullin shqiptar”, shtoi ai.

Më herët presidenti Erdogan foli lidhur me investimet në Shqipëri, ku teksa u ndal te rindërtimi tha “shpresoj që të përfundojë ndërtimi në gusht të 2021 dhe tua dorëzojmë vëllezërit tanë”.

“Gjatë takimit tonë ne vlerësuam edhe marrëdhëniet ekonomike. Turqia është partneri tregtar i katërt në Shqipëri. Ne jemi investitori më i madh në Shqipëri me investim total 3.5 miliardë dollarë. Ne planifikojmë të rrisim investimet veçanërisht në infrastrukturë dhe turizmit. Sapo nënshkruam dokumentin për restaurimin e Xhamisë së Plumbit në Shkodër”, vijoi ai.

Më herët Rama dhe Erdogan nënshkruan marrëveshjen për krijimin e Këshillit Strategjik të Nivelit të lartë, duke i ngritur marrëdhëniet Shqipëri-Turqi në nivelin e partnerit strategjik.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here