Lajmi për vdekjen e kantautorit Kujtim Prodani, ministrja Margariti: Është shumë herët për t’u ndarë nga ky mik i mirë

0
31

Ministrja e Kulturës Elva Margariti ka reaguar me trishtim pas lajmit për ndarjen nga jeta të kantautorit Kujtim Prodani, i cili ishte infektuar me koronavirus dhe kishte ditë që luftonte me virusin e rrezikshëm në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

“Nuk gjej fjalë të përshkruaj trishtimin që ndjej nga humbja e parakohshme e kantautorit Kujtim Prodani.

Djali që i këndoi Tiranës, dashurisë, jetës sot iu bashkua prindërve të tij të nderuar Anita e Agim Prodani…

Është shumë herët për t’u ndarë nga ky mik i mirë i të gjithëve.

U prehsh në paqe!”, shkruan Margariti ne rrjetet sociale.

Kujtim Prodani u nda nga jeta në moshën 57-vjeçare, pas disa ditësh betejë me koronavirusin në spitalin “Covid2”.© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here