Pak orë pas gjetjes së dy 16-vjeçareve të larguara nga shtëpia më 1 janar, të tjera detaje kanë dalë në dritë duke zbardhur kështu edhe motivin që i shtyu shoqet e mitura të largoheshin drejt Përmetit.
Sipas News24, vajzat kanë deklaruar në polici se larguar me dëshirë nga shtëpia e prindërve sepse kanë dashur t’iu japin një mësim atyre.
Kejsi Ahmetaj dhe Moina Hajdaraj janë gjetur në një hotel në Përmet, por ato thonë se askush nuk i ka detyruar të largoheshin nga shtëpia.
“Familjet tona grinden shpesh, disa herë na bërtisnin edhe neve. U zunë edhe natën e Vitit të Ri. Nga shtëpia kemi ikur me dëshirë. Donim t’u jepnim një mësim familjeve.
Me vete kishim 400 mijë lekë të vjetëra, janë kursime që i kemi mbledhur ne vetë. Deri në Përmet shkuam me makina dhe furgona të rastit. E njohim mirë atë zonë sepse është vendlindja e gjyshërve, kemi shkuar disa herë më parë për pushime.
Kemi fjetur në disa hotele, na mbaruan lekët dhe kishim vendosur të ktheheshim dhe t’i tregonim policisë”.© Panorama.al