Përshëndetje me dorë në zemër nga Erdogan/ Ushtarë me veshje osmane, kuaj e 21 të shtëna topi, si u prit Rama në Ankara

0
49

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama u prit sot nga presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan me një ceremoni zyrtare të mbajtur në Kompleksin Rezidencial në Ankara. Rama dhe Erdogan kanë publikuar pamjet live, ku vihen re kuajt që shoqërojnë eskortën e kryeministrit të Shqipërisë, që iu drejtohet ushtarëve turq me fjalët: “Merhaba asker!”.Automjeti zyrtar i kryeministrit Rama u prit nga kalorësit para kompleksit presidencial duke u shoqëruar deri në derën e protokollit. Siç mund të shihet nga videoja Erdogan dhe Rama shmangin shtrëngimin e duarve për shkak të situatës me Covid-19, ndërsa përshëndetin njëri-tjetrin me duar në zemër.Presidenti Erdogan e priti kreyeministrin shqiptar në hyrje të Kompleksit dhe më pas u pozicionuan në podium, ku u kryen 21 të shtëna me top dhe u luajtën himnet kombëtare të të dy vendeve.Pas prezantimit të delegacioneve të të dy vendeve, Erdogan dhe Rama u fotografuan për gazetarët përpara flamujve të Turqisë dhe Shqipërisë.Pas takimit kokë me kokë dhe mes delegacioneve, rreth orës 17:30 pritet një konferencë e përbashkët për media mes dy liderëve.

“Hapim një kapitull të ri…”/ Edi Rama në Turqi me ftesë të Erdogan, dalin pamjet nga ceremonia e pritjes në Ankara

Kryeministri i Shqipërisë Rama ndodhet sot në një vizitë dyitore në Ankara ku do të takohet me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan. Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga ceremonia e pritjes në Ankara.

“Në vizitë zyrtare me ftesë të Presidentit Erdogan, për të hapur një kapitull të ri bashkëpunimi mes dy qeverive dhe nënshkruar një sërë marrëveshjesh me rëndësi në kuadrin e partneritetit tonë strategjik”, shkruan Rama në Facebook.

Në orën 17:30, kryeministri do të mbajë edhe një konferencë për shtyp me presidentin turk Erdogan, pas takimit dypalësh.

****

Edi Rama nis sot vizitën dy ditore në Turqi, ja çfarë pritet të diskutohet me presidentin Erdogan

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama pritet të takojë sot presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, në një vizitë zyrtare dy ditore në Ankara.

Faqja e Presidentit turk në një njoftim të shkurtër lidhur me takimin shkruan: “Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama do të zhvillojë një vizitë zyrtare në vendin tonë në 6-7 janar 2021 me ftesë të presidentit tonë z. Rexhep Tajip Erdogan”.

Po ashtu bëhet me dije se bisedimet do të fokusohen në marrëdhëniet dypalëshe mes Turqisë dhe Shqipërisë, që do të rishikohen në të gjitha dimensionet e tyre, si dhe do të ndërmerren hapa për rritjen e bashkëpunimit.

“Përveç marrëdhënieve dypalëshe, do të shkëmbehen ide për zhvillimet aktuale rajonale dhe ndërkombëtare”, theksohet në njoftim.

Rreth dy javë më parë Presidenti i Turqisë ishte në një lidhje direkte në ceremoninë e nisjes së punimeve për rindërtimin e banesave në Laç, të cilat u dëmtuan nga tërmeti. Një ditë më parë kryeministri Edi Rama zhvilloi një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Greqisë Nikos Dendias.

Zgjerimi i Greqisë me 12 milje në detin Jon është një çështje e nxehtë e kohëve të fundit, lëvizje që Rama e ka cilësuar një të drejtë të patjetërsueshme të shtetit helen.© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here