Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar pas lajmit të trishtë për ndarjen nga jeta të kantautorit të njohur Kujtim Prodani.
Teksa i shpreh ngushëllimet familjes, Kreu i Shtetit e cilëson të ndjerin Prodani, qytetarin model dhe artistin virtuoz që do t’i mungojë artit shqiptar, ndërsa thekson se këngët dhe muzika e tij do dëgjohen përherë.
Mesazhi i plotë:
Një humbje e madhe për artin shqiptar!
U shua sot kantautori ynë i shquar, artisti virtuoz dhe qytetari model, Kujtim Prodani, djali i dy prindërve të mrekullueshëm dhe artistëve të paharruar Anita Take dhe Agim Prodani.
Shumë dhimbje!
Ngushëllimet më të ndjera të afërmve, komunitetit të këngëtarëve dhe të gjithë artdashësve.
Këngët dhe muzika e Kujtim Prodanit do dëgjohen përherë!© Panorama.al