Spitali i Fierit/ Erdogan ‘ultimatum’ Kryeministrit: Për tre muaj të jetë gati! Batuta e Ramës: Bast që do e humbja me qejf. Shqiptarët duan që t’i shtysh kur vjen puna te…

0
36

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan i ka ‘dhënë urdhër’ kryeministrit Edi Rama, që për tre muaj Spitali i Fierit të jetë realitet.

Vetë Rama tha se ky ishte një bast shumë i fortë i vënë nga Erdogan, ndërsa theksoi se ai mund ta humbiste me qejf, por edhe kishte shanse ta fitonte.

‘Shpresat’ për ta fituar Rama i ka te fakti se sikurse e cilësoi ai vetë “edhe turqit edhe shqiptarët kur vjen puna të zbatimi poshtë duan t’i shtysh vazhdimisht.”

Rama: Jam krenar që mu dha mundësia dhe nderi që të nënshkruaj në emër të Shqipërisë me Erdogan deklaratën për krijimin e Këshillit për bashkëpunim të Nivelit të Lartë.

Jam shumë i kënaqur që Presidenti shprehur gatishmërinë për disa ndërhyrje të rëndësishme në fushën e Turizmit, Arsimit, dhe të tjera.

Jam i lumtur që së shpejti spitali rajonal i Fierit do të jetë realitet.

Tani bastet në Turqi dhe Shqipëri janë të ndaluara me ligj dhe nuk mund të vinim bast, por basti i Presidentit që Spitali i Fierit të jetë gati për tre muaj është një bast shumë i fortë. Unë do e kisha humb me qejf këtë bast, po edhe shanse për ta fituar do kisha duke pasur parasysh që edhe turqit edhe shqiptarët kur vjen puna të zbatimi poshtë duan t’i shtysh vazhdimisht.

Erdogan: Rama të mos ketë asnjë merak. Në aeroportin e Sanxhak tepe kemi ndërtuar dy spitale me nga 1008 dhoma, ndërsa ky duke qenë se do jetë një spital me 150 dhoma është një grimcë për ne, për tre muaj. Këtu do kemi parasysh që do i pajisim edhe me makineritë e nevojshme. Në spitalet tona, në Stamboll ka nga 18 salla operacioni, kurse në atë të Fierit do jetë më i ulët. Ministria jonë e Shëndetësisë për një kohë të shkurtët do dërgojë edhe stafin mjekësor duke filluar nga doktorët, infermieret që të mësojnë dhe trajnojnë edhe stafin shqiptar. Brenda një kohe të shkurtët Shqipëria do ta ketë në gjendje punë atë spital.© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here