“U infektova sërish pas 4 muaj e gjysmë”, deputeti Andi Përmeti rrëfen eksperiencën me Covid në Tiranë dhe Turqi: Ditët e para, shpresat për jetën ishin të pakta

0
37

Deputeti i Kuvendit, Andi Përmeti ka zbuluar sot për herë të parë se përballja e tij me koronavirusin, ka qenë pasi ishte infektuar për herë të dytë.

Në një intervistë për News 24, Përmeti rrëfeu se në muajin qershor, kishte rezultuar me tampon pozitiv dhe ishte vetëizoluar, pasi për 14 ditë rresht kishte shfaqur temperaturë, pa komplikacione të tjera.

Ndërsa rrëfeu se gjendja e tij shëndetësore erdhi duke u rënduar ditë pas ditë, në 6 ditë qëndrimi në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’.

Përmeti tregoi se në momentin që mbërriti në Turqi, mushkëria e tij ishte 90% e bllokuar.

Kam kaluar 21 ditë në Reanimacion, në një gjendje realisht të vështirë me mbi 90% e mushkërive e bllokuar kur shkova në Turqi.

Të gjitha maskat që kam përdorur kishin një burim oksigjeni, qendrova me 50 litra oksigjen në minutë me presion shumë të madh e ndryshimin e maskave që më mbanin saturimet në normalitet.

Për shkak të presionit, unë e kam pasur shumë vështirë të fle, më bënë qetësues dhe ilace për gjumë, por isha koshient gjithë kohës, ishte edhe e vështirë që të rrija zgjuar, isha në gjendje që nuk prekja dot as telefeoni, as nuk merrja një gotë me ujë, as në krevat nuk lëvizja dot, ishin ditë shumë të vështira të paktën në reanimacion”.

Ju e kaluat një herë covid, në verë?

Përmeti: Unë e kalova në qershor covid, lehtë, në shtëpi me medikamente normale, kisha 14 ditë rresht temperaturë, por të lehtë pa komplikacione, bëra dhe analiza e grafi e nuk kisha komplikacione.
Mbase ishte gabimi im që e kalova dhe, por jam ruajtur gjithmonë, mbaja maskë, distancë.

Në qershor ju kishit…

Përmeti: Vetëm temp 14 ditë rresht, nga 37.2 deri 38.3 jam kuruar me paracetamol, vitamina e tre ditët e para azitromicinë, qendrova 20 ditë i izoluar, më pas mendova që do kisha një lloj imuniteti, u riinfektova pas 4 muaj e gjysmë.

Cfarë thonë mjekët? Riinfektim apo?

Përmeti: Nuk ka covid të pakuruar sipas mjekëve, ka riinfektim nga e para e nga sa më thanë disa mjekë në Turqi e miq në Amerike rastet e përsëritura janë shumë jo pak, madje në Amerikë ka dhe me tre herë. E në varësi të mutacionit të virozës ka dhe të bëjë sa rëndë e kalon.

Në dijeninë time pavarësisht mutacionit e quajnë të njëjtin virus, covid dikujt i prek mushkëritë, dikujt zemrën dikujt dicka tjetër por covid është.

Përvoja te Shefqet Ndroqi?

Përmeti:Qëndrova gjashtë ditë. Përvojën doja ta ndaja me dy pjesë. Të paktën në Turqi pretenduan që mundet të ishte dhe një tjetër protokoll kurimi, për shkak se unë u rëndova shumë këto ditë që ndenja këtu.

Unë u shtrova me 30% të mushkërive të bllokuara e shkova për 6 ditë me 90 % të mushkërive të bllokuara në Turqi.

Por do doja të vecoja stafin, mjekët e infermierët robëtoheshin për ti shërbyer pacientëve, s’ka rëndësi kujt, rrinin te koka 24 orë, e kjo është për tu vlerësuar se ata janë heronj për pagën që marrin, i falënderoj.

Më pas për protokollin pajisjet e aparaturat për mua le për të dëshiruar, për faktin që u detyrova të ikja me urgjencë se këtu mbase s’kishte mundësi tregon vetë situatën në rastin tim.

Shkova në Turqi me 90% të mushkërive të bllokuara por kur u shtrova në Tiranë isha me 2 litra oksigjen. Ditët e para në Turqi, shpresa për të jetuar ishte shumë e pakët, sipas mjekëve.© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here