Video e Edi Ramës dhe Lefter Kokës që ‘joshin’ Nasip Naçon/ Zbardhen kulisat: Prej 2 muajsh pamjet ishin në telefonin e Kryemadhit!

0
54

Largimi i ish-ministrit të Drejtësisë, Nasip Naços nga LSI-ja drejt Partisë Socialiste duket se nuk ishte një risi për Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Nasip Naço doli sot publikisht përkrahë Blendi Klosit, teksa konfirmoi kalimin e tij në selinë rozë.

Panorama.al u interesua pranë LSI-së për këtë kalim të Nasip Naços, ish-ministrit të Drejtësisë dhe ish-deputetit të Beratit drejt selisë rozë, po ashtu edhe për videon ku kryeministri Rama dhe ish-ministri Lefter Koka ‘joshin’ ish-funksionarin e LSI-së.

Burime të Panorama.al pranë LSI-së, konfirmuan se kjo video nuk ishte risi për kryetaren Monika Kryemadhi.

Panorama.al mëson se kjo video ekzistonte në telefonin e Kryemadhit prej 2 muajsh, “bashkë më këtë ka edhe shumë video të tjera”, theksuan burimet pranë LSI-së.

“Kjo video ekziston në telefonin  e Monika Kryemadhit prej 2 muajsh dhe shumë video të tjera prandaj, LSI është partia e të rinjve dhe rejave! Inceneratorët kanë nevoje për lëndë të parë! Djegie të mbarë”, theksuan burime pranë LSI.

Më herët Panorama.al publikoi videon, ku Edi Rama dhe Lefter Koka ftojnë për një gotë vere, ish-ministrin e Drejtësisë Nasip Naço.

Edi Rama: Po ku je mo Nasip, ku je mo burrë, kaq partiak je, sa nuk vjen as të pish një gotë verë? Se ti je dhe qytetar… pi njeriu një gotë verë… apo ke hall se të shpallin armik. Ti s’je shpallur akoma po në listë je për t’u shpallur për armik… shihe pak këtë shihe (tregon me telefon Damian Gjiknurin që qesh).

Hë mo fol ti…

Lefter Koka: Ky është pak kështu, nuk ka kurajo…

Edi Rama: Jo mo kurajo ka ky, por ka atë burrninë që do ta vrasin njëherë në mexhelis. O Nasip…

Lefter Koka: E ka vrarë Lona, i kanë thënë të vënë Elona Gurin para këtij…

Edi Rama: O Nasip, raki Skrapari vëlla, na fto ndonjë ditë, të jesh mirë, të përshëndesim vëlla.


© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here