Zgjedhjet e 25 prillit/ Pas thirrjes së ambasadores amerikane, Kryemadhi: Ne presim një ndryshim të madh prej…

0
32

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi thotë se opozita pret një ndryshim të madh prej zgjedhjeve parlamentare në muajin Prill.

Teksa falënderon ambasadoren amerikane Yuri Kim, pas thirrjes për të aplikuar për kartë identiteti, Kryemadhi shkruan se “të gjithë votuesit “duhet të sigurohen që kanë kartë identiteti apo pasaportë biometrike të vlefshme për të marrë pjesë në votime”.

“Faleminderit @USAmbAlbania që i nxit qytetarët për të marrë pjesë në zgjedhjet e 25 Prillit. Ne presim një ndryshim të madh prej këtyre zgjedhjeve dhe të gjithë votuesit duhet të sigurohen që kanë kartë identiteti apo pasaportë biometrike të vlefshme për të marrë pjesë në votime”, shkruan Kryemadhi në rrjetet sociale.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here