“Lidhje të ngushta me Ankaranë, por pret pasaportë evropiane nga Athina”/ Mediat helene zbardhin axhendën e Ramës në Greqi: Ja përse e ftoi Erdogani

0
47

“Kryeministri i Tiranës ka lidhje të ngushta me Ankaranë, por pret ‘pasaportë Evropiane’ nga Athina”. Kështu nis tituli i një artikulli të publikuar nga media helene “Protothema” që ka zbardhur axhendën e kryeministrit Edi Rama në Greqi që pason vizitën dy ditore në Turqi.

Mësohet se Rama do të ketë një takim privat me Ministrin e Jashtëm Nikos Dendias, ndërsa do të drekojë me Kryeministrin Kyriakos Mitsotakis.

“Kjo është një vizitë informale nga kryeministri shqiptar, i cili dy ditët e mëparshme ishte në Ankarame ftesë të presidentit Erdogan. Të dy udhëheqësit, të cilët mbajnë një marrëdhënie të ngushtë, nënshkruan një seri marrëveshjesh bashkëpunimi në shëndetësi, arsim, ndërtim, infrastrukturë dhe kulturë. Ata gjithashtu nënshkruan një marrëveshje ‘Partneriteti Strategjik’”, thuhet në artikull, ku ndër të tjera theksohet se “Rama është ndër aleatët më besnik të Erdoganit në rajon.

Protothema raporton se pas marrëveshjeve, ftesa e Erdogan kishte të bënte patjetër me “mos tolerancën” e Ankarasë lidhur me lëvizjet e fundit të Tiranës kundrejt Greqisë, ku më 20 tetor Rama dhe Dendias ranë dakord ta referonin në Gjykatën e Hagës çështjen e zgjerimit territorial në rast të mos gjetjes së kompromisit.

Po ashtu media sjell në vëmendje deklaratën e Ramës që e konsideroi si një të drejtë të patjetërsueshme atë të Greqisë për zgjerimin me 12 milje në detin Jon. Nuk dihet nëse gjatë vizitës në Ankara, kryeministri Rama dhe presidenti turk Erdogan kanë folur lidhur me çështjen e detit.

Më herët sot ka pasur një reagim nga zv/ministri për Punët e Jashtme Miltiadis Varvitsiotis, që u shpreh për mediat se takimi i Ramës me Erdoganin u përqendrua më së shumti në lidhjet ekonomike.© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here