Të tjera detaje janë zbuluar nga aksidenti i rëndë, që ndodhi pasditen e sotme në ambientet e Portit në Durrës, ku për pasojë humbi jetën një 25-vjeçare.
“Panorama” mëson se vajza, e cila u shtyp nga kamioni në ambientet e Portit është Artimeda Haskasa dhe punonte si efektive e sigurisë portale.
Sipas policisë, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor është duke vijuar punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit fatal për 25-vjeçaren.