Prej dy ditësh delegacioni shqiptar me kryeministrin Edi Rama në krye janë në Turqi, ku ditën e djeshme firmosën e dhe marrëveshjen e Krijimit të Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik të Nivelit të Lartë.
Sipas burimeve diplomatike të mediave greke, ditën e nesërme Ministri i Jashtëm i vendit fqinj, Nikos Dendias do të presë në një takim privat kryeministrin Edi Rama në Athinë.
Po ashtu kryeministri Kyriakos Mitsotakis do të konsumojë edhe një darkë me Kryeministrin shqiptar, në të cilin do të marrë pjesë Ministri i Jashtëm.© Panorama.al