Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka vizituar sot në Elbasan, një prej kombinateve të përpunimit të drurit, në pronësi të Albert Çipit.
https://vidnews.net/embed/1610035079394
Balla shprehet se shumë ndërmarrje të mëdha eksportojnë prodhime “Made in Albania” në Europë dhe Amerikën e Veriut dhe dhurata e qeverisë për këto 200 sipërmarrje të vogla që janë në Elbasan, dhe kudo nëpër Shqipëri qeveria u bëri dhuratë zerimin e tatim fitimit dhe TVSH.
Postimi i plotë:
Elbasan – Tek një nga mjeshtrat e prodhimit të mobiljeve Albert Çipi, sot po mësoj dhe unë sado pak nga eksperienca shumë vjeçare e tij. Tradita e kombinatit te drurit ka vazhduar. Shume ndermarrje te medha eksportojne me krenari prodhime “Made in Albania” në Europë dhe Amerikën e Veriut. Në Elbasan janë rreth 200 sipërmarrje të vogla në këtë sektor, për të cilët dhurata e Qeverisë sonë ishte zerimi i tatim fitimit dhe TVSH. Punë të mbarë njerëzve që punojnë© Panorama.al