Ish-deputeti i LSI-së, Luan Rama ka publikuar një video me pamje nga Vlora, qytet i cili në këto ditë me reshje të dendura shiu është pushtuar nga uji.
https://vidnews.net/embed/1610034720996
Rama shkruan se sot Vlora ka ndierë më shumë se kurrë se çdo të thotë investime për të vjedhur, ndërsa shton se tashmë është e qartë se qindra milionë euro kanë shërbyer për të mbushur xhepat e çibanëve të korrupsionit që Kryeministri i ka ndërsyer qytetit.
Postimi i plotë:
Fakte në vend të fjalëve:
VLORA PËRMBYTET,
KRYEMINISTRI KRIHET…
Sot Vlora ka ndierë më shumë se kurrë se çdo të thotë investime për të vjedhur.
I gjithë qyteti është përmbytur nga ujërat që prej rreshjeve të shiut kanë vërshuar nga të gjitha anët, dëshmia më e qartë se qindra milionë euro kanë shërbyer për të mbushur xhepat e çibanëve të korrupsionit që Kryeministri i ka ndërsyer Vlorës, dhe jo për të realizuar shërbimet për të cilat kanë nevojë qytetarët.
Pamjet nuk kanë nevojë për koment.
Vlora përmbytet, Kryeminstri krihet…© Panorama.al