Vrasja e dy motrave nga Përparim Ademi/ “Janë trafikuar të paktën 10 foshnje”- Prokuroria e Selanikut vihet në lëvizje. Nis hetimet pas…

0
49

Nisja e një hetimi paraprak u urdhërua sot nga Prokuroria e Selanikut, pas pretendimeve të familjarëve të viktimave, Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi, se Përparim Ademi i kishte shfrytëzuar ato për trafik foshnjash, në Greqi.

Kreu i Prokurorisë së Selanikut, Panagiotis Panagiotopulos urdhëroi nisjen e hetimeve për të parë nëse në këtë histori kemi të bëjmë me birësime të paligjshme, apo nëse ka përfshirje të një grupi të organizuar.

Familjarët e viktimave pretendojnë se trafiku i foshnjave në Greqi është ndihmuar edhe nga një avokat grek, i cili ka ndërruar jetë, ndërsa shtojnë se janë më shumë se 10 fëmijë që dy gratë e kanë lindur dhe më pas janë trafikuar.

Si ndodhi krimi

Vrasja e dyfishtë mëngjesin e 31 dhjetorit tronditi kryeqytetin. Përparim Ademi përdori si karrem fëmijën e njërës prej motrave për të hyrë në banesën e tyre, të cilat me sa duket e kanë kuptuar rrezikun për shkak të tentativës për t’u ndarë përfundimisht me të.

Kur e kanë parë ardhjen e tij, dy motrat që po hanin bukë, kanë tentuar të mbyllin derën, por ai ka qëlluar me armë duke i lënë të vdekura në vend.

Përparim Ademi ka hapur zjarr fillimisht në derë dhe më pas ka qëlluar në drejtim të dy motrave.© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here