Duke publikuar videon ku disa ministra darkojnë në një restorant në Dubai, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se është koha që shqiptarët të kenë një qeveri që kujdeset për njerëzit.
Teksa nënvizon se mijëra familje po kalojnë dimrin e dytë nëpër çadra, kreu i opozitës shprehet se ministrat e kabinetit qeveritar, “shtrohen për shtatë palë qejfe në restorantin më të shtrenjtë në Dubai”.
Basha publikon videon për darkën e Dubait:
Ndërkohë që vendi është nën ujë, mijëra familje po kalojnë dimrin e dytë në çadra, shqiptarët janë pa asnjë ndihmë përballë krizës ekonomike dhe shëndetësore, ministrat e Ramës shtrohen për shtatë palë qejfe në restorantin më të shtrenjtë në Dubai. Është koha të kemi një qeveri që kujdeset për njerëzit, dhe jo këtë që e ka mendjen vetëm për veten e saj.