Ftesa e Ramës për tryezë dialogu Greqi-Turqi në Tiranë/ Kryeministri Mitsotakis flet për rinisjen e bisedimeve, ja çfarë kërkon nga Ankaraja

0
46

Greqia shpreson që bisedimet e saj me Turqinë do të rinisin aty ku ndalën në mars të vitit 2016, deklaroi sot kryeministri  Kyriakos Mitsotakis.

“Pasi të specifikohet data e takimit, Greqia do të hyjë në bisedime hulumtuese dhe shpreh besimin që do të vazhdojmë aty ku e kemi lënë, pra në mars të 2016-ës”, tha ai gjatë një deklarate të përbashkët me homologun e tij portugez Antonio Costa Lisbonë.

Po ashtu kryeministri grek i bëri thirrje Ankarasë të propozojë një datë mbi rinisjen e bisedimeve. Mitsotakis tha se Athina kërkon një marrëdhënie të frytshme me Ankaranë dhe shprehu shpresën se 2021 mund të jetë një vit i mirë për marrëdhëniet dypalëshe.

Ai gjithashtu tha se Greqia do të bisedojë mbi çështjen e zonave detare të diskutueshme. Ky do të ishte raundi i 61-të i bisedimeve eksploruese midis dy vendeve. Megjithatë kryeministri grek nuk përmendi në asnjë rresht të deklaratave të tij propozimin e bërë nga Edi Rama për mbajtjen e një tryeze dialogu në Tiranë.

Sjellim në vëmendje që sot ministri i Jashtëm i Turqisë Mevlut Çavusoglu ftoi Greqinë për mbledhjen e parë të bisedimeve hulumtuese brenda muajit janar, për të zgjidhur mosmarrëveshjet që kanë të dyja vendet. Ai gjithashtu komentoi edhe ftesën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për të organizuar një takim me kryediplomatin grek Nikos Dendias në Tiranë. Ndër të tjera kryediplomati turk tha se në këtë periudhë Dendias ka hyrë në karantinë.

“Pas këtij takimi të parë, jam i gatshëm të takoj Dendias duke shkuar në Tiranë me ftesën e Ramës. Kjo është një ftesë, shpresoj që Greqia nuk e refuzon këtë mundësi, këtë ftesë dhe së shpejti fillojnë bisedimet hulumtuese”, tha ai.

Megjithatë më herët përfaqësuesi i ministrisë së Jashtme greke Alexandros Papaioannou tha se “vendi ynë nuk ka marrë një ftesë për dialog”.© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here