“Kabineti i Ramës probleme me justifikimin e pasurisë”/ Reagon Basha: Mjaft më! Është koha për një qeveri që kujdeset për qytetarët

0
46

Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas investigimit të Birn, ku 2/3 e kabinetit të kryeministrit Rama kanë probleme me justifikimin e pasurisë.

Në një reagim në rrjetet sociale, Basha thotë se Ndërsa ekonomia po rrënohet çdo ditë, Rama dhe ministrat e tij kanë trefishuar pasuritë e tyre.

Basha thotë se tani është koha për një qeveri që kujdeset për qytetarët, dhe jo për veten.

“Ndërsa ekonomia po rrënohet çdo ditë, papunësia rritet dhe varfëria është ulur këmbëkryq në familjet e shqiptarëve, Rama dhe ministrat e tij kanë trefishuar pasuritë e tyre!!!

Rama dhe qeveria e tij kujdesen vetëm per vete. Mjaft është mjaft! Është koha për ndryshim, është koha për një qeveri që kujdeset për qytetarët, dhe jo për veten”, shkruan Basha.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here