Thyen rregullat anti-Covid, ja sa qytetarë janë gjobitur në fundjavë

0
83

Policia e Shtetit thotë se gjatë fundjavës janë ndëshkuar me gjobë 1051 qytetarë që nuk kanë zbatuar masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 1020 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.

Janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 14 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, shërbimet e Policisë kanë evidentuar 6 subjekte që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e secilit subjekt është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve në fundjavë janë konstatuar 25 qytetarë që lëviznin në rrugë gjatë orarit të ndaluar të lëvizjes, pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili.© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here